Nuset e mitura të Kinës (Foto)
Trembëdhjetëvjeçare dhe e porsamartuar, Jie shikon fotografinë e saj të martesës, të vendosur në një kornizë të bardhë. Pranë saj, pa i tërhequr shumë vëmendjen, qëndron një poster i filmit të famshëm të animuar “Cars”.
Jie u martua me bashkëshortin e saj 16 vjeç vetëm tri ditë pasi u takuan për herë të parë gjatë festës së Vitit të Ri lunar më 2014. Jo shumë kohë më vonë ajo ngeli shtatzënë, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e “CNN”.
Rrëfimi tingëllon sikurse ndonjë skenë e së kaluarës feudale të Kinës, kur martesat e hershme ishin zakon, veçanërisht për vajzat, por nuset dhe dhëndurët e mitur nuk janë të rrallë as sot.
Arsyet për këtë janë të ndërlikuara, pasi presionet ekonomike, qëndrimet e ndryshuara shoqërore dhe dinamikat lëvizëse të popullatës ringjallin praktikën që liderët komunistë të Kinës janë zotuar ta frenojnë.


