Nunez shumë pranë ribashkimit me Mohomed Salah te klubi i ri
Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, Trabzonspor ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Al-Hilal, Darwin Nunez, për një transferim në formë huazimi për sezonin 2026/27.
Klubi turk, i cili së fundmi realizoi transferimin e bujshëm të Mohamed Salah, tashmë ka nisur negociatat me klubin saudit për të finalizuar kushtet e marrëveshjes.
Nunez ka insistuar për një rikthim në futbollin evropian, pas një periudhe zhgënjyese te Al-Hilal.
Sulmuesi uruguaian ka hasur vështirësi për të siguruar minuta të rregullta në fushë, ndërsa ishte edhe jashtë skuadrës për kampionatin vendas, pasi klubi duhej të përfshinte Karim Benzeman.
Ndërkohë, marrëdhëniet e Nunez me trajnerin Simone Inzaghi raportohet se janë tensionuar, duke e bërë edhe më të mundshëm largimin e tij.
Nëse marrëveshja finalizohet, Nunez do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Mohamed Salah, këtë herë në kampionatin turk. /Telegrafi/


