Please enter at least 3 characters.

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Britani të Madhe rritet përsëri - 563 vetëm në 24 orët e fundit

2020/04/ddddd-e1585751825573.jpg

Britania e Madhe ka regjistruar edhe 563 vdekje të coronavirusit sot, duke e bërë atë ditën më të keqe deri më tani në krizën shkatërruese nga COVID-19.

Me këtë numër të të vdekurve, sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm shkon në 2,352.

Veç kësaj, bëhet e ditur se 29.474 njerëz deri tani kanë dalë pozitivë për COVID-19.

Me këto të dhëna, Mbretëria e Bashkuar është kombi i pestë i goditur më shumë në Evropë dhe i teti në botë.

Por, madhësia e vërtetë e shpërthimit mbetet një mister për shkak të politikës së diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të testuar vetëm pacientët në spital - dhe jo dhjetëra mijëra britanikë me simptoma më të buta që po shërohen në shtëpi.

Hulumtimi nga Imperial College London ka sugjeruar se më shumë një në 37 britanikë - rreth 1.8 milion njerëz - mund të kenë kapur coronavirusin dhe të jenë të paregjistruar.

Dhe statistikat e veçanta të botuara dje sugjeruan se numri i vërtetë i vdekjeve është 24 për qind më i lartë se sa besohet kur përfshihen vdekjet jashtë spitaleve.

Por, sipas DailyMail, ka arsye për të qenë shpresëdhënës - hulumtimet e hershme sugjerojnë se bllokimi i Mbretërisë së Bashkuar po fillon të funksionojë dhe mund të ketë ulur numrin e personave që secili pacient infekton nga 2.6 në 0.62. /Telegrafi/