Nuk u lejua të kalojë kufirin, sepse e përdori pasaportën si letër tualeti
15/02/2016
Faye Wilson është turpëruar para zyrtarëve në aeroport, kur ata e kanë pyetur për “pasaportën e lehtë, që i mungojnë shumë fletë”.
Pasi ka treguar, se çfarë ka bërë me dokumentin e udhëtimin, ajo është detyruar të kthehet në Britani të Madhe, me aeroplanin e parë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse Wilson ka prenotuar një hotel luksoz, për të kaluar pushimet, ajo është detyruar ta anuloi, shkaku i shqyerjes së pasaportës.
Mësohet, se ajo e kishte bërë këtë veprim, pasi në tualet nuk ka pasur letër higjienike. /Telegrafi/


