Please enter at least 3 characters.

Nuk u dorëzua, 91-vjeçari përfundon një nga shtigjet më të vështira në SHBA

Dale Sanders, 91 vjeç, ka rikthyer rekordin si personi më i moshuar që ka përfunduar Appalachian Trail, një shteg rreth 3,500 kilometra i gjatë në SHBA.

Gjatë udhëtimit, Sanders u rrëzua plot 71 herë, gjashtë prej tyre rëndë, ndërsa një incident e çoi për pak kohë në spital.

Megjithatë, ai nuk u dorëzua dhe përfundoi aventurën në majën e malit Katahdin, në Maine.

Sanders e kishte vendosur rekordin për herë të parë në vitin 2017, në moshën 82-vjeçare, por e humbi në vitin 2021.

“Dua ta rikthej rekordin, por tani kjo është dytësore. Më e rëndësishmja është që njerëzit po motivohen nga ajo që po bëj”, tha 91-vjeçari.

Sanders, i njohur me nofkën “Grey Beard”, ka edhe rekorde të tjera, përfshirë lundrimin e të gjithë lumit Misisipi në moshën 87-vjeçare.