Nuk respektuan masat anti COVID-19, policia gjobit mbi 1 mijë qytetarë
19/10/2020
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve që lamë pas ka vazhduar inspektimet për zbatimin e masave anti COVID-19.
Gjatë inspektimit, policia nuk ka treguar mëshirë për ata qytetarë të cilët nuk kanë respektuar këto masa.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se policia ka gjobitur 1 mijë e 138 qytetarë për mos zbatim të masava anti COVID-19.
Duhet theksuar se ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me coronavirus. /Telegrafi/


