Nuk qenka nata e VAR-it, video asistenti i gjyqtarit e penalizon edhe Chelsean në finalen ndaj Liverpoolit
27/02/2022
VAR-i në Carabao Cup duket se nuk është në elementin e tij.
Finalja mes Chelseat dhe Liverpoolit ka shkuar në vazhdime, derisa nga minuta në minutë, pati vendime kontroverse.
Fillimisht, një gol i The Reds i realizuar nga Joel Matip nuk u pranua, pasi VAR-i e anuloi atë shkaku që Virgil van Dijk ishte në pozitë jashtë loje edhe pse nuk kishte kontakt me topin.
Në minutat e vazhdime, një moment tjetër kontrovers erdhi, por tani në anën e Chelseat.
Trevoh Chalobah asistoi për Romelu Lukakun në minutën e 107-të, por VAR-i e anuloi atë për pozitë jashtë loje.
Në fotot e më poshtë mund të shikoni se belgu mbahet në lojë nga Joel Matip, mirëpo video asistenti i gjyqtarëve e anuloi atë për pozitë jashtë loje. /Telegrafi/


