Please enter at least 3 characters.

Nuk pranon rinovimin me ulje page, ylli i Barcelonës pritet të largohet në verë

Negociatat mes Barcelonës dhe Andreas Christensen (30) mbeten të bllokuara.

Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, qendërmbrojtësi ka refuzuar ofertën fillestare për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon këtë verë.

Oferta e Barcelonës përfshinte një kontratë njëvjeçare me opsion për një sezon shtesë. Refuzimi i Christensenit lidhet kryesisht me uljen e ndjeshme të pagës që ai do të duhej të pranonte.

Mbrojtësi danez, i cili ka pasur probleme të shpeshta me lëndimet, mungon që nga fundi i dhjetorit për shkak të një dëmtimi në ligament. Ai gjithashtu ka pasur shumë pak minuta në ndeshjet parasezonale.

Sipas të njëjtit burim, Christensen mbetet i hapur për të zgjatur kontratën me Barcelonën. Megjithatë, nuk mungojnë alternativat: interes për të kanë shfaqur klube nga Bundesliga, Liga Premier dhe Serie A, si dhe dy klube nga La Liga. /Telegrafi/