Please enter at least 3 characters.

Nuk ndryshojnë pozitat e Kosovës dhe Shqipërisë në renditjen e re të FIFA-s (Foto)

2016/12/Kosova-Shqiperia-foto-Ridvan-Slivova-15.jpg
14:"Ridvan Slivova

FIFA ka zbardhur listën e re të renditjes për kombëtaret.

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndryshuar pozitat në ranglistë.

Kosova ka 165 pikë ndërsa kombëtarja shqiptare ka 618 pikë, përkatësisht përfaqësuesja kosovare mbetet në vendin e 165-të derisa Shqipëria e 49-ta, transmeton Telegrafi.

Ndryshime nuk ka as në pozitat e para, ku  në pozitën e parë mbetet Argjentina, ndërsa pas saj është Brazili.

Vendi i tretë i takon Gjermanisë që lë pas Kilin dhe top pesëshen e mbyll Belgjika. /Telegrafi/