"Nuk kam luftuar me Dembelen, ai nuk respekton rregullat e ekipit" - Enrique tregon arsyet e lënies jashtë të francezit
30/09/2024
Më herët gjatë ditës u raportua se kishte një ' zënkë të madhe' midis Ousmane Dembele dhe Luis Enrique pasi PSG mundi Rennes 3-1 në Ligue 1. Dembele u hoq nga skuadra e parisienëve në Ligën e Kampionëve për t'u përballur me Arsenalin të martën më 1 tetor.Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka folur për këtë gjë, duke thënë se nuk ka zënka të ëmdha, por vetëm një vendim për një lojtar që duhet të respektojë rregullat në ekip.


