Please enter at least 3 characters.

Nuk ka fitues në Klinë, Dukagjini dhe Llapi ndajnë pikët

2021/12/185723163_10159150223232243_5618701809745222617_n.jpg
12:"Besim Mydyti

Nuk ka sjell fitues dueli mes Dukagjinit dhe Llapit i vlefshëm për xhiron e 17-të në BKT Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat kishin nevojë të madhe për pikë, por në fund rezultati ka qenë i barabartë 0-0.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët krijuan disa raste të mira shënimi, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.

Me këtë barazim, Dukagjini vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 17 pikë pas 17 xhirove.

Në anën tjetër Llapi ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini do të luaj në udhëtim te Malisheva.

Ndërkohë Llapi në kuadër të xhiros së 18-të do të përballet në derbin e javës me Prishtinën në Merdare. /Telegrafi/