Please enter at least 3 characters.

"Nuk ka dorëzim" - vendosen mbishkrime nacionaliste serbe në shkollën teknike në veri të Mitrovicës

Në oborrin e shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut janë vendosur mbishkrime nacionaliste serbe dhe propaganduese ndaj Kosovës.

Sipas pamjeve të siguruara nga KosovaPress, në muret e oborrit të shkollës teknike shihen mbishkrime si "Rusët dhe serbët, vëllezër përgjithmonë", "nuk ka dorëzim" dhe "Kosova është Serbi".

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për të marrë përgjigjje lidhur me këtë çështje.

- YouTubewww.youtube.com