Please enter at least 3 characters.

Nuk ju pëlqen të fotografoheni? Provoni këtë truk me një gjuhë që do t'ju bëjë të dukeni gjithmonë të shkëlqyera

2022/01/2778bad171f87ae6d5b7.jpeg

Ky truk gjithashtu ka efektin që fytyra juaj të duket më e hollë dhe më e lëmuar

Pozimi për një foto ndonjëherë mund të jetë i pakëndshëm. Buzëqeshni dhe shpresoni që fotografia të dalë e mirë, por shpesh nuk është kështu.

Megjithatë, një truk i thjeshtë me gjuhën tuaj do t'ju ndihmojë të dukeni më mirë në çdo foto dhe buzëqeshja juaj do të shkëlqejë, siç raporton “The Sun”, përcjell Telegrafi.

Duke e vendosur gjuhën në qiellzën tuaj, menjëherë pas dhëmbëve, fotografia do të dalë shumë më e mirë dhe buzëqeshja juaj do të jetë më e relaksuar dhe më natyrale.

Ky truk gjithashtu ka efektin që fytyra juaj të duket më e hollë dhe më e lëmuar pasi shtrëngon zonën poshtë mjekrës dhe krijon përshtypjen e një dukjeje rinore. /Telegrafi/