Please enter at least 3 characters.

Nuk e pa derën hapur në dysheme, ra katër metra poshtë dhe theu këmbën (Video)

2017/04/Nuk-e-pa-derën-hapur-në-dysheme-ra-kater-metra-poshte-dhe-theu-kemben-foto.jpg
21:"© WALES NEWS SERVICE

Teresa Aprea ka qenë duke shikuar kafshë në një dyqan në Neath të Wales, kur ka rënë në bodrum katër metra poshtë.

Gruaja 52-vjeçare, nuk e ka parë derën e hapur dhe është rrëzuar, që për pasojë theu këmbën dhe mori disa lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë filmuan momentin dramatik, kur gruaja është zhdukur, ndërsa të pranishmit kanë vrapuar për ta ndihmuar.

Mësohet se ajo u rrëzua 15 shkallë poshtë, pasi që punonjësit kishin harruar ta mbyllin derën. /Telegrafi/