Please enter at least 3 characters.

Nuk do të merr pjesë në Oscar, SHBA-ja nuk i jep vizë aktorit meksikan

2019/01/Jorge-Antonio-Guerrero.jpg
258:"MEXICO CITY, MEXICO - NOVEMBER 21: Jorge Antonio Guerrero poses during the red carpet and screening of Alfonso Cuarón and Netflix film 'Roma' at Cineteca National on November 21, 2018 in Mexico City, Mexico. (Photo by Victor Chavez/Getty Images for NETFLIX)
24:"Getty Images for NETFLIX

Filmi "Roma" ka marrë lëvdatat e kritikëve dhe në fund mund të merr çmimin më të madh deri më tani të dhënë "Oscar". do të konkurrojë në dhjetë kategori.

Megjithatë, është e mundur që aktori kryesori i filmit, meksikani Jorge Antonio Guerrero, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të filmit botëror pasi autoritetet amerikane tashmë i kanë refuzuar vizën për herë të tretë.

Los Angeles Times shkruan se ky është "një shembull i racizmit në punë" dhe thotë se në një rast kur ai aplikoi për vizë, punonjësi i komentoi pamjen dhe origjinën, duke thënë se aktori dëshiron të shkoj në Amerikë për të punuar ilegalisht.

Kasta e aktorëve të filmit "Roma" (Photo by Hector Vivas/Getty Images For NETFLIX)

Madje, nuk i ndihmuan as dokumentet e Hollivudit të dërguara tek autoritetet, të cilat në mënyrë të qartë deklarojnë se Guerrero në Meksikë ka një jetë, punë dhe familje dhe se dëshiron të hyjë në Shtetet e Bashkuara vetëm në kuadër të aktiviteteve promovuese të filmit.

"Unë ende shpresoj se do të marr një vizë me kohë në mënyrë që të marrë pjesë në çmimet e Oscarit. Kuptoj se kjo është një çështje e procedurës, por me të vërtetë do të doja të lejohesha të hyja në Shtetet e Bashkuara", tha Gerero.

Filmi "Roma" është nominuar në dhjetë kategori të ndryshme duke përfshirë edhe filmi më i mirë. /Telegrafi/