Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Real 1-2 Sheriff, portieri mysafir i pakalueshëm

2021/09/giorgos.jpg

Sheriff Tiraspol ka bërë befasinë e radhës duke nënshtruar Real Madridin në Santiago Bernabeu.

Edhe pse ishte ekipi humbës, Los Blancos kanë marrë notë mesatare më të lartë se kundërshtari falë lojës më të mirë.

Portieri i Sheriffit, Giorgos Athanasiadis, që nuk e lejoi humbjen e skuadrës së tij është vlerësuar me notën më të lartë.

Karim Benzema ishte lojtari më i mirë i skuadrës vendase, ndërsa notën më të ulët e ka marrë portieri Thibaut Courtois.

Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Real Madrid 1-2 Sheriff Tiraspol. /Telegrafi/