Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: PSG 2-0 Monaco, veçohet Mbappe

2021/12/mbappe3-1-e1639346362455.jpg

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitore komode në përballjen ndaj Monacos në Parc des Princes.

Lideri i Ligue 1 ishte bindës në këtë triumf dhe ka marrë notë mesatare më të lartë se ekipi vizitor.

Golashënuesi i dyfishtë, Kylian Mbappe (8.9), ishte pa konkurrencë në këtë takim lidhur me performancën.

Paraqitja e Lionel Messit (6.6) nuk ishte në nivelin e tij pos te asistimi i golit të dytë. Notë e lartë për Gianluigi Donnarumman (7.7) që e mbajti portën të paprekur.

Nota më e ulët ka shkuar për portierin mysafir, Alexander Nubel (6.1), i cili i pranoi dy gola në këtë sfidë.

Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për lojtarët e të dyja skuadrave në ndeshjen Paris Saint-Germain 2-0 Monaco. /Telegrafi/