Notat e lojtarëve, Norvegji 1-2 Angli: Bellingham top, Haaland zhgënjen
Anglia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Norvegjinë me rezultat 2:1 pas vazhdimeve.
Sipas vlerësimeve të SofaScore, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Jude Bellingham, i cili u vlerësua me notën 8.4. Mesfushori anglez realizoi dy gola vendimtarë dhe ishte figura kryesore e "Tre Luanëve".
Pas tij te Anglia renditen Nico O'Reilly me notën 7.3, ndërsa Jordan Pickford, John Stones dhe Ezri Konsa morën nga 7.0, me paraqitje relativisht të mirë.
Te Norvegjia, paraqitjen më të mirë e pati Andreas Schjelderup, autor i golit të vetëm të skuadrës, i cili u vlerësua me notën 8.1.
Në anën tjetër, dy lojtarët me notat më të ulëta te Anglia ishin Harry Kane me 6.1 dhe Noni Madueke me 6.5, ndërsa te Norvegjia vlerësimet më të dobëta i mori Erling Haaland me 6.3, i cili nuk arritën të linin gjurmë në eliminimin e skuadrës së tij.
Notat e lojtarëve të Norvegjisë dhe Anglisë
/Telegrafi/


