Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Manchester City 2-1 Liverpool, Sterling lojtar i ndeshjes

2019/01/RaheemFirmino-e1546555413666.jpg
301:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 03: Roberto Firmino of Liverpool shakes hands with Raheem Sterling of Manchester City during the Premier League match between Manchester City and Liverpool FC at the Etihad Stadium on January 3, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka bërë një hap të rëndësishëm në garën për titullin e Ligës Premier duke e mposhtur liderin Liverpool.

Në ndeshjen e zhvilluar në Etihad Stadium, ekipi vendas ishte triumfues, ashtu që ka notë mesatare (6.87) më të lartë se ekipi mysafir (6.50).

Raheem Sterling është shpallur lojtari i ndeshjes (8.0) falë lojës së tij dhe asistimit në golin e fitores.

Dy golashënuesit e Cityt, Leroy Sane (7.8) dhe Sergio Aguero (7.5), janë vlerësuar po ashtu për lojën e tyre.

Paraqitje e mirë e fazës ofensive të Manchester Cityt (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ndërsa lojtari me paraqitjen më të dobët te vendasit është shpallur mbrojtësi i majtë, Aymeric Laporte (5.9).

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren (5.7), ka marrë notën më të ulët në këtë ndeshje.

Për paraqitje të mirë te mysafirët janë vlerësuar golashënuesi Roberto Firmino (7.4) dhe mbrojtësi i majtë Andy Robertson (7.2).

Xherdan Shaqiri pati pak minutazh në këtë sfidë, ashtu që nota e tij është 6.0.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

(Foto: WhoScored)

(Foto: WhoScored)

/Telegrafi/