Notat e lojtarëve: Leeds 0-0 Man Utd, paraqitje të mira nga Phillips dhe Wan-Bissaka
25/04/2021
Është mbyllur pa fitues sfida e Ligës Premier ndërmjet Leeds Unitedit dhe Manchester Unitedit, e zhvilluar në Elland Road.
Edhe pse nuk arritën të shënojnë, Djajtë e Kuq kanë marrë notë mesatare më të lartë se vendasit për shkak të paraqitjes më të mirë.
Mesfushori i Leeds, Kalvin Phillips, ka marrë notën më të lartë, i ndjekur nga mbrojtësi i krahut i Unitedit, Aaron Wan-Bissaka.
Marcus Rashford ka pasur ndër paraqitjet më të dobëta në këtë sfidë, ndërsa as performanca e Ezgjan Alioskit nuk ishte më e mirë.
Në vlerësimin e mëposhtëm nga SofaScore, mund të shihni notat e të gjithë lojtarëve në këtë takim. /Telegrafi/


