Notat e lojtarëve, Fiorentina 0-3 Juventus: Ribery lojtar i ndeshjes, Cuadrado dështim
22/12/2020
Juventusi ka pësuar humbjen e parë sezonale dhe atë në shtëpi nga Fiorentina, duke u gjunjëzuar me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 14-të të Serie A.
Zonja e Vjetër nuk ishte në ditën e saj më të mirë, pasi përveç golit të hershëm më shumë se 70 minuta i zhvilloi me një lojtar më pak.
Dusan Vlahovic, Martin Caceres dhe një autogol i Alex Sandros ishin ata që gjetën rrjetën në këtë takim.
Lojtari i ndeshjes doli të jetë Frank Ribery, që ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e Juventusit, duke u notuar me 8.6.
Dështim i ndeshjes doli të jetë Juan Cuadrado, që doli nga loja me karton të kuq.
Më poshtë vlerësimet e të dyja skuadrave
Notat e lojtarëve të Juventusit


