Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve, Danimarkë 0-1 Finlandë: Hradecky heroi i finlandezëve

2021/06/E3tLY3fWQAUxg_q.jpg

Finlanda ka shënuar fitore ndaj Danimarkës në ndeshjen e parë të grupit B me rezultat 1-0.

Kjo ishte dhe ndeshja më e ndjerë deri më tani në Kampionatin Evropian, pasi u kthye në një ndeshje të frikës, kur ylli danez Christian Eriksen u rrëzua në tokë pas problemeve me zemër.

Ndeshja ishte ndërprerë, por pas një ore e gjysmë u vendos të zhvillohej. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Joel Pohjanpalo në minutën e 60-të.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë portieri i Finlandës, Lukas Hradecky, që bëri disa pritje të mëdha, në mesin e tyre edhe një penallti.

Ai është vlerësuar me notën 8.9.

Më i dobëti i këtij takimi ishte Kasper Schmeichel me notën 5.6.

Notat e lojtarëve të Danimarkës dhe Finlandës

/Telegrafi/Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 > --