Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Arsenal 0-0 Burnley, vlerësohen portierët

2022/01/nick-1.jpg

Arsenali nuk ka arritur të fitojë në përballjen ndaj ekipit të fundit në Ligën Premier, Burnley, në ndeshjen e zhvilluar në Emirates Stadium.

Të përafërta janë edhe notat mesatare të të dyja skuadrave, me një epërsi të lehtë të ekipit mysafir.

Portieri i Burnleyt, Nick Pope (8.0), është lojtari me vlerësimin më të lartë në takim, meqë pritjet e tij e mbrojtën ekipin nga humbja.

Edhe në anën tjetër të portës, Aaron Ramsdale (7.5), ka marrë notën më të lartë te skuadra e tij.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave nga SofaScore në ndeshjen Arsenal 0-0 Burnley. /Telegrafi/