Please enter at least 3 characters.

Nota e Elseid Hysajt nga mediat italiane

Ndërkaq, në fushë për 90 minuta ishte edhe Elseid Hysaj, i cili si zakonisht ka qenë në lartësinë e duhur dhe në krahun e vet pati një duel të bukur me milanistin Antoneli.

Gjithashtu, rrezikun më të madh në pjesën e dytë për Napolin e krijoi pikërisht 22-vjeçari i kombëtares sonë, i cili dha një asist perfekt për Mertens, por holandezi i pafat goditi shtyllën.

Mediat italiane (sportlive.it, calcioweb.eu, ibtimes.com, etj.) i kanë vënë notën 6 deri në 6,5 mbrojtësit shqiptar, i cili së bashku me Gulam ka qenë më pozitivi në prapavijë, ndërsa më i miri në fushë për napolitanët ishte Insinje, autori i golit.

Në shënjestër të mediave kanë përfunduar mesfushori Hamshik e sulmuesi Kajehon, por edhe ylli i sulmit Higuain mori një notë të ulët, pasi nuk ishte vendimtar si zakonisht, kundër një Milani që luajti mirë dhe mund të thyhej vetëm nga ndonjë magji e argjentinasit.