'Noma' e Rene Rexhepit sërish shpallet 'Restoranti më i Mirë në Botë'
06/10/2021
“Noma” në pronësi të shqiptarit Rene Rexhepi është shpallur sërish "Restoranti më i Mirë në Botë".
Njoftimin në Twitter e ka bërë vet restoranti duke konfirmuar këtë çmim.
“Çfarë momenti i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Çmimi i restorantit më të mirë në botë për vit është i pesti më radhë.
Ditë më parë, ky restorant kishte marr 3 yje Michelin.
Rene Rexhepi është shqiptar nga Xhepçishti i Tetovës, ndërsa nëna e tij është nga Danimarka. /Telegrafi/


