“NoKosovoUNESCO”, rikthehet në Instagram
07/11/2015
Ditë më parë është mbyllur kjo llogari nga vet rrjeti Instagram, pasi e ka cilësuar si faqe që shpërndan fotografi me përmbajtje jo të përshtatshme, kurse sot nga studentët krijues është lajmëruar se faqja është kthyer nga vet Instagrami, transmeton Koha.net.
“Pas shkresës zyrtare që kemi dërguar në Instagramit, të shpjegojë se pse ata mbyllen faqen tonë, këtë mëngjes ne kemi marrë një falje zyrtar dhe njoftimin e administratës së kompanisë që urdhëron të kthehet faqja”, thuhet në deklaratën e studentëve, përcjell Blic.
Ata më tej thonë se do të mundohen me çdo kusht t’i shpërndajnë të gjitha fotografitë dhe imazhet tjera të objekteve “të dëmtuara”, të trashëgimisë në Kosovë, gjatë vitit 2004.


