Please enter at least 3 characters.

Noizy publikon projektin e ri "New Benz" në bashkëpunim me Snik

2019/06/ffff-1-e1561124799473.png

Edhe një këngë e re i është bashkuar tregut tonë muzikor. 

Reperi shqiptar, Noizy, ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me reperin grek, Snik.

Kjo këngë e dyshes është realizuar edhe me videoklip, i cili tashmë mund të gjendet në platformën YouTube.

Noizy është duke punuar edhe në disa këngë të tjera, që pritet t'i publikojë gjatë verës.

Veç projekteve, reperi është shumë i komentuar për jetën e tij luksoze dhe kjo është dëshmuar në sajë të postimeve që sjell në rrjetet sociale. /Telegrafi/