Please enter at least 3 characters.

Noizy nuk ndalet se provokuari, këtë herë dedikim për Stresin? (Foto)

2016/09/14355726_10154473055155883_42949017266635274_n.jpg

Noizy u bë temë e medieve rozë për përleshjen mes tij dhe Cozmanit.

Por, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga kjo përleshje e armatosur, reperi nga Shqipërisë vazhdon me provokimet e tij.

Lidhjet e forta thojn illuminati, jo jom p9 shok Pse t'vjen inati?! #MidisTirone”, ka shkuar Noizy në Instagram.

Kjo besohet se është dedikim për reperin Stresi, i cili kishte ‘ngacmuar’ disa herë Noizyn nëpërmjet rrjeteve sociale pas përleshjes që kishte pasur me Cozmanin.

Stresi është nga Tirana dhe fushëveprimi i tij është kryeqyteti i Shqipërisë, por kjo nuk e ka ndalur Noizyn të udhëtojë drejt Tiranës. Por, se si do të zhvillohet tani e tutje ngjarja dhe a do të ketë kundërpërgjigjeje nga Stresi, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/