Please enter at least 3 characters.

Noizy largohet për pak kohë nga rrjetet sociale për të përfunduar albumin e ri

2022/09/Screenshot_8-16-e1663056006210.png

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka bërë së fundmi një njoftim për fansat.

Në një postim të shpërndarë në Instagram - aty ku ndiqet nga afro dy milionë njerëz - ka bërë të ditur se po shkëputet për pak kohë nga rrjetet sociale.

Kjo për faktin se është duke punuar në albumin e ri të quajtur “Alpha”, siç edhe organizoi koncertin në muajin gusht në Tiranë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin Alpha”, ka thënë ai.

Megjithatë, nuk ka treguar se për sa kohë është duke u larguar apo kur do të kthehet.

I njëjti ka qenë tejet i zëshëm këtë periudhë, një nga artistët më të përfolur për shkak të evenimentit që organizoi më 14 gusht.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) mes tjerash solli edhe disa projekte të suksesshme nga ku edhe mblodhi miliona klikime. /Telegrafi/