Please enter at least 3 characters.

Noizy ironizon me izolimin e popullatës: Në nëntë muajt e ardhshëm, bota do të shënojë rekord lindjesh

2020/03/noizy_82681453_2566819713440335_3693885212011643853_n-e1584086321292.jpg

Tashmë e gjithë bota ka kthyer vëmendjen nga virusi COVID-19, që kthyer në kryefjalën e çdo bisede këto ditë.

Duke qenë të sugjeruar të qëndrojnë sa më të izoluar, emrat e njohur nga estrada kanë ndërprerë çdo aktivitet të tyre, përfshirë mbrëmjet muzikore.

Reperi Noizy shfrytëzoi rrjetet sociale për t’iu treguar fansave se po qëndron i izoluar në shtëpi, duke shikuar serialin e famshëm të animuar, “Dragon Ball”.

Teksa publikoi një fotografi nga apartamenti i tij në InstaStory, i njëjti më pas bëri edhe një shkrim ironizues lidhur me situatën e izolimit të krijuar nga coronavirusi.

“Në nëntë muajt e ardhshëm, bota do të ketë një rekord lindjesh”, shkroi Noizy në InstaStory.

Foto: Noizy/InstaStory

Me këtë, ai sikur la të kuptohet se sipas tij, izolimi në shtëpi do i bëjë popullatën të mendojnë më shumë rreth shtimit dhe planifikimit familjar. /Telegrafi/