Njollë e zezë në histori të Barcelonës – pas 74 vitesh pranuan tetë gola
14/08/2020
Barcelona ka pësuar një ndër humbjet më të thella në histori sonte, kur u turpërua në Lisbonë nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Quique Setién është mposhtur 8-2 nga gjermanët, që është një ndër humbjet më të thella në histori të klubit.
Sipas faqes për histori dhe statistika “OptaPaolo”, Barcelona nuk kishte pranuar 8 gola që prej vitit 1946.
Në atë kohë ishte mposhtur 8-0 nga Sevilla në një ndeshje të Kupës së Mbretit.
Më së shumti gola në një ndeshje në Evropë, klubi i Barcelonës i kishte marr në vitin 1976, kur humbën 5-4 nga Levski Sofia.
Me skuadrën aktuale që është më e paguara në botë sa i përket pagave, Barcelona, tashmë ka një njollë të zezë në historinë e tyre. /Telegrafi/


