Please enter at least 3 characters.

Njoftim për reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të nivelit të ulët të burimeve, do të aplikohen reduktime të furnizimit me ujë në disa zona dhe lagje, raporton Telegrafi.

Orarin e reduktimeve, konsumatorët mund ta shikojnë si më poshtë, duke shikuar në bazë të lagjeve në të cilat do të aplikohet.

Orari i reduktimeve:



Lagjja “Bajram Curri” — 21:00 – 06:00;

Lagjja “Arbana” — 08:00 – 17:00;

Lagjja “Jeta e Re” — 08:00 – 17:00;

Lagjja “Ortakoll” — 07:00 – 12:00;

Fshati “Vlashnje” — 21:00 – 06:00;

Rruga “Besim Shala” — 21:00 – 06:00;

Rruga “Ismet Jashar Kumanova” — 10:00 – 15:00;

Rruga “Xhevat Berisha” — 10:00 – 15:00;

Rruga “Salajdin Berisha” — 10:00 – 15:00;

Rruga “Hafiz Ismail Haki” — 15:00 – 23:00;

Rruga “Nijazi Alishani” — 15:00 – 23:00;

Rruga “Fahredin Hoti” dhe rrugët dytësore — 06:00 – 21:00;

Rruga “Jusuf Gërvalla” — 16:00 – 21:00.

KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke siguruar se ekipet janë duke monitoruar situatën dhe po bëjnë maksimumin për stabilizimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/