Please enter at least 3 characters.

Njihuni me bulldogun Chowder - një qen që është bërë viral për aftësitë e tij në skateboard

Një Bulldog i quajtur Chowder tanimë ka shumë ndjekës në mediat sociale dhe është bërë vazhdimisht viral për aftësitë e tij mbresëlënëse në skateboard.

“Ne kemi bërë patinazh shumë me adoleshentë dhe ata të gjithë qeshin”, ka thënë pronarja e tij, përcjell Telegrafi.

Sipas Jami Delperdang, adoleshentët e pëlqejnë atë sepse “ai është një patinator i rimishëruar. Ne e dimë atë. Ai është njësoj si ne”.

Një video e Chowder duke provuar një kodër të re është më e shikuara e tij, duke grumbulluar mbi 43 milionë shikime.

Delperdang dhe bashkëshorti i saj, Rich, morën Chowder përmes një mbarështuesi, i cili nuk donte ta mbante sepse ai nuk kishte "cilësi të qenit". /Telegrafi/