Please enter at least 3 characters.

Njeriu më me fat në botë, i shpëton për një fije floku shtypjes së veturës (Video)

2018/01/1-34.jpg

Një video e filmuar në Teksas shfaq momentin kur një shofer që kishte humbur kontrollin mbi timonin, për pak sa nuk e shtyp për vdekje një këmbësor që po ecte në trotuar.

Burri shihet duke ecur në trotuar, kur befasisht një veturë që ishte në rrugë humb kontrollin dhe përfundon duke u përplasur në kutinë postare që ishte as një metër larg këmbësorit, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë në momentin e përplasjes me kutinë postare, vetura sillet në anën e djathtë dhe futet sërish në rrugë. Por, një gjë është e sigurt që ky burrë mund të cilësohet si njeriu më me fat.

Shumë njerëz që e kanë parë videon kanë kritikuar shoferin për moskujdes në veçanti për faktin se po lëvizte me veturë në një zonë të banuar që ka mundur të përfundojë me fatalitet. /Telegrafi/

<span></span>