Please enter at least 3 characters.

Një veturë përfshihet nga zjarri në Mitrovicë

2016/06/unnamed-2-4.jpg

Një personi në Mitrovicë i është djegur vetura e tij. Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se viktima i përkatësisë rome ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura e tij Audi A-4.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, eksperti i zjarrit dhe njësiti zjarrfikës i cili e ka lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimës dëmet materiale të shkaktuara arrijnë rreth 15 mijë e 200 euro. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.