Një "thesar në zemër të Dakotës së Veriut" - rreth 300 makina klasike amerikane pritet të dalin në ankand
Një koleksion i jashtëzakonshëm prej 300 makinash klasike amerikane do të dalë në ankand më 7 qershor.
Paul Sagaser, një gjeolog dhe pasionant i makinave, i mblodhi këto automjete ndër vite gjatë udhëtimeve të tij në Dakotën e Veriut, Montanë dhe Wyoming, para se të ndërronte jetë në një aksident me motor në vitin 2018.
Makinat përfaqësojnë pothuajse çdo epokë të historisë automobilistike amerikane, nga modelet para Luftës së Dytë Botërore, tek "cruiser"-at e viteve ’50 dhe ato të viteve ’70.
Disa prej tyre janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për t’u ngarë, ndërsa të tjerat kërkojnë restaurim të plotë, duke përfshirë edhe makina të mbuluara me ndryshk apo të paplota.
Përveç automjeteve, ankandi do të përfshijë edhe motorë dhe pjesë të tjera, duke u dhënë mundësinë entuziastëve të ndërtojnë makinën e ëndrrave nga e para.
Edhe pse lista e plotë e automjeteve nuk është publikuar ende, fotografitë e publikuara mjaftojnë për të ngjallur interesin e koleksionistëve. /Telegrafi/


