Please enter at least 3 characters.

Një shtetase e huaj raporton në polici se është ngacmuar seksualisht në Prishtinë

2020/12/policia-e-kosoves-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës njofton se një shtetase e huaj ka raportuar të mërkurën se është ngacmuar seksualisht në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se i dyshuari për këtë rast deri tani është i panjohur.

“Prishtinë 20.07.2022 – 05:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur. Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit”, thuhet në raportin policor.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/