Please enter at least 3 characters.

Një shishe uji e derdhur i kushtoi një shoferi të Hyundai gati 12,000 dollarë

Një drejtues i një Hyundai Ioniq 5 në Florida është përballur me një faturë pothuajse 12 mijë dollarë, pasi një shishe uji e derdhur në makinë dëmtoi instalimet elektrike nën sedilje.

Sipas pronarit, Mike McCormick, shishja “u përplas në dysheme” gjatë frenimit dhe uji depërtoi në lidhësit e kabllove, duke shkaktuar drita paralajmëruese, sinjalizues që pushuan së punuari dhe pamundësinë për ta fikur makinën.

Servisi i Hyundai tha se kabllot nën sedilje dhe nën dysheme duheshin zëvendësuar, duke e vlerësuar dëmin në 11,882 dollarë (rreth 10,250 euro).

- YouTubewww.youtube.com

Kompania e quajti dëmin “faktor i jashtëm”, duke refuzuar mbulimin në garanci.

Madje edhe kompania e sigurimeve refuzoi kërkesën, duke pretenduar se dëmi nuk erdhi nga një derdhje e vetme. /Telegrafi/