Please enter at least 3 characters.

Një qytetar në Zubin Potok raporton se i është djegur kamioni gjatë natës

2024/05/ilustrim-1.jpg

Një qytetar në Zubin Potok ka raportuar se disa persona të panjohur gjatë natës ia kanë djegur kamionin që ishte i parkuar afër shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 02:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se person/a të panjohur gjatë natës i kishin djegur kamionin të cilin e kishte te parkuar në pronën afër shtëpisë së tij”, thuhet tutje.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/