Please enter at least 3 characters.

Një profesor shqiptar, arrestohet si gulenist në Ankara

2016/07/marjus-e1469542400711.jpg

Marjus Hoxha, 30 vjeç, ligjërues në Universitetin Zirve, është arrestuar mbrëmë në Ankara, nën akuzat se ka bindje guleniste (mbështetës i klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gulen), pra është anti-regjimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Familjarët e tij thonë për Telegrafin se arrestimin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Shqipërisë në Ankara, por nuk kanë përgjigje se çfarë do të ndodh me profesorin Hoxha.

“Familja kërkon ndihmën nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Jemi shumë të shqetësuar. Ai nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet politike në Turqi”, thotë një familjar i tij. /Telegrafi/