Please enter at least 3 characters.

Një prej pesë personave që vdiq pas rrëzimit të helikopterit të pronarit të Leicester Cityt, ishte edhe Miss Tajlanda 2005

2018/10/5516518-0-image-a-2_1540772698778-e1540802996749.jpg

Një nga pesë të vdekurit në rrëzimin e helikopterit në Leicester City ishte ish-mbretëresha e bukurisë së Tajlandës.

Pronari miliarder i klubit anglez, Vichai Srivaddhanaprabha është konfirmuar se ka vdekur pas rrëzimit të tmerrshëm të helikopterit.

Së bashku me të ishte edhe Nursara Suknamai, e cila ishte një mbretëreshë joshëse e bukurisë, e cila u rendit si e para në "Miss Universe Thailand 2005".

Po atë vit ka fituar edhe çmimin e "Miss Photogenic" në konkursin e bukurisë që ishte mbajtur në Bangkok.

Ajo ishte aktive në mediat sociale, duke postuar rregullisht fotografi të ndryshme duke përfshirë vendet e tilla, si Italia, Japonia dhe Greqia.

Bukuroshja gjithashtu ishte fanatike e fitnesit, shpesh duke ndarë videot gjatë ushtrimeve në palestër dhe yoga në Instagram.

Ajo vdiq pasi helikopteri u ngrit 200 metra lart dhe u rrëzua në parkun e makinave në stadiumin King Power, rreth orës 20:30 të shtunën. /Telegrafi/