Një përvojë e paharrueshme në ngjarjen e madhe të Porsche Community në Shkup
Fundjavën që lamë pas, Porsche Center Skopje ishte nikoqir i ngjarjes së madhe Porsche Community, e cila bëri bashkë në një vend anëtarët e pasionuar të Porsche Club North Macedonia, klientët afatgjatë, entuziastët dhe përfaqësuesit e mediave në një festë unike të inxhinierisë së saktë dhe fuqisë së komunitetit.
Ngjarja kaloi nën shenjën e një energjie të jashtëzakonshme dhe një audience të numërt, ku fokusi u vendos tek lojaliteti i klientëve dhe rritja e vazhdueshme e familjes Porsche në Maqedoni. Ky takim vërtetoi edhe një herë se përzgjedhja e Porsche-s është shumë më tepër sesa një vendim për makinë – është një mënyrë autentike jetese që i lidh njerëzit përmes një opinioni dhe pasioni të përbashkët.
E ardhmja e performancës: Vozitje me flotën e plotë demo të Porsche
Eksitimi më i madh për të pranishmit u zhvendos në asfaltin e rrugëve të Shkupit. Ngjarja ofroi një mundësi ekskluzive për xhiro testuese (test-drive) me flotën e plotë demo të brendit, duke u mundësuar mysafirëve të ndiejnë nga dora e parë ADN-në sportive të Porsche-s. Në qendër të vëmendjes ishte modeli i ri, plotësisht elektrik, Cayenne Electric. Modeli i ri tërhoqi interes të madh me dizajnin e tij të guximshëm dhe performancën superiore, ndërsa seancat profesionale Walkaround zbuluan në detaje inovacionet e tij teknologjike para të pranishmëve.
Porsche Center Skopje dëshmoi edhe një herë se me çdo model të ri dhe çdo ngjarje të re, jo vetëm që shtyn kufijtë e industrisë së automobilizmit, por krijon edhe lidhje të pathyeshme brenda komunitetit të tij.


