Please enter at least 3 characters.

Një person humb jetën në Gjakovë, u përplas me motoçikletë në një shtyllë elektrike

Në Gjakovë është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një person ka humbur jetën.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 28 prill 2026 rreth orës 14:20, kur një mashkull kosovar duke drejtuar një motoçikletë nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Si pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike të betonit.

Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/