Një person goditi me motoçikletë një polic në Prizren, arrestohet i dyshuari
18/02/2025
Një person është arrestuar pasi që me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:23 në fshatin Vlashnj, në Prizren.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


