Një milion refugjatë sirianë
06/03/2013
Antonio Guterres, komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), në një deklaratë të mërkurën tha se rreth gjysma e refugjatëve janë fëmijë.
Me miliona të tjerë të zhvendosur brenda Sirisë ndërsa Guterres paralajmëroi se vendi po "shkon drejt një katastrofe në shkallë të plotë", transmetojnë mediat.
Guterres tha se kjo tragjedi duhet të ndalet.
Shumica e sirianëve kanë ikur në Liban, Jordani, Turqi, Irak dhe Egjipt. Sipas OKB-së, rreth 70 mijë njerëz janë vrarë në kryengritjen kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Asaadit. /Telegrafi/


