Një listë me emra gjigantësh: Zbulohen të nominuarit për të fituar çmimin “Vetura Botërore e Vitit 2020”
Një listë e ngushtë e modeleve për çmimin prestigjioz “Vetura Botërore e Vitit 2020” (2020 World Car of The Year) është shpallur në Motor Show në Frankfurt.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përzgjedhja e veturës së vitit në botë 2020 fillon menjëherë pas panairit të veturave në Frankfurt.
Siç ishte bërë e ditur, panairi i veturave në Frankfurt hapi portat e tij për publikun të enjten më 12 shtator, pasi u rezervua për përfaqësuesit e mediave për dy ditë. Një nga ekspozitat më të mëdha në botë të automobilave do të zgjasë deri të dielën më 22 shtator.
Organizatorët kanë njoftuar rreth 60 premiera, kryesisht hibride dhe automjete elektrike, pasi industria e automobilave është e orientuar gjithnjë e më shumë drejt këtij lloji të makinës.
Kështu, pas kësaj ngjarje, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, 80 gazetarë të shquar të automobilave do të vozisin dhe testojnë të gjitha automjetet në listë për të vendosur së pari listën e shkurtër dhe më pas fituesin përfundimtar.
Më poshtë ua sjellim listën e plotë të veturave që do të garojnë për çmimin e vitit 2020:Cadillac CT4DS 3 CrossbackDS 7 CrossbackFord Escape/KugaFord ExplorerHyundai PalisadeHyundai SonataHyundai VenueKia SeltosKia Soul EVKia TellurideRange Rover EvoqueMazda CX-30Mazda 3Mercedes-AMG A35/A45Mercedes-AMG CLA35/45Mercedes CLAMercedes GLBMini Cooper SEOpel CorsaPeugeot 2008Peugeot 208Renault CapturRenault ClioRenault ZOE R135Seat TarracoŠkoda KamiqŠkoda ScalaSsangYong KorandoVolkswagen GolfVolkswagen T-Cross
Më poshtë gjithashtu ua sjellim një listë të të gjithë kandidatëve për “World Performance Car of The Year 2020”, “World Luxury Car of The Year 2020”, si dhe “World Urban Car of The Year 2020”, përcjell Telegrafi.
Të nominuarat për të fituar çmimin si “World Performance Car of The Year”Alpine A110SAudi RS 6 AvantAudi RS 7 SportbackAudi S8Audi SQ8BMW M8 CoupéBMW Z4Mercedes-AMG A35/45Mercedes-AMG CLA35/45Porsche 718 Spyder/Cayman GT4Porsche 911Porsche TaycanToyota GR SupraTë nominuarit për të fituar çmimin si “World Luxury Car of The Year 2020”BMW 7 SeriesBMW X5BMW X7BMW Z4Cadillac CT5Cadillac XT6Mercedes-Benz EQCMercedes-Benz GLEMercedes-Benz GLSPorsche 911Porsche TaycanToyota GR SupraTë nominuarit për të fituar çmimin si “World Urban Car of The Year”Kia Soul EVMini Cooper SE ElectricOpel/Vauxhall CorsaPeugeot 208Renault ClioRenault Zoe R135Volkswagen T-Cross
Ndryshe, vitin e kaluar, Jaguar I-Pace u bë modeli i parë ndonjëherë që fitoi tre tituj në historinë 15-vjeçare të “World Car Awards”.
I-Pace u prezantua me çmimet e Automjetit Botëror të Vitit 2019, Dizajnin e Automjeteve Botërore të Vitit dhe çmimet e “World Green Car”.
Fituesit e tjerë në këtë garë ishin Suzuki Jimny - e cila mundi Hyundai Santro në kategorinë “World Urban Car”.
Audi A7 mori titullin “World Luxury Car 2019”, ndërsa çmimi për kategorinë “World Car Performance 2019” u fitua nga McLaren 720S. /Telegrafi/


