Please enter at least 3 characters.

Një i vdekur dhe pesë të plagosur, të shtëna me armë në Izrael - vritet sulmuesi

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën, përfshirë dy në gjendje të rëndë, nga të shtëna me armë në zonën Kochav Ya'ir në Izraelin qendror.

Incidenti ndodhi në zonën e Sharonit Jugor.

Policia izraelite tha se i dyshuari për sulm u “neutralizua” dhe se një automjet i lidhur me “sulmin” është gjetur.



Ndaj të shtënave ka reaguar Ministri i sigurisë i Izraelit, Itama Ben-Gvir.

Ai ka pretenduar se ishte një sulm "terrorist" dhe kërcënoi me pasoja.

“Nëse terroristi kapet i gjallë, ai do të ekzekutohet - ky është ligji dhe ne do të kërkojmë zbatimin e tij”, tha Ben-Gvir.

"Gjaku hebre nuk është i pavlefshëm”, shtoi ai. /Telegrafi/