Please enter at least 3 characters.

Një i vdekur dhe 15 të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

2016/01/gjasht-euml-mujori-i-par-euml-46-t-euml-vdekur-nga-aksidentet-fatale_hd.jpg

Një bashkudhëtar ka ndërruar jetë, një është lënduar rëndë dhe 14 më lehtë, në gjithsej 15 aksidente që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Shkupit.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, fundjavën e kaluar ka pasur gjithsej 29 aksidente prej të cilave 14 kanë qenë me dëme materiale.

"Gjithsej 167 shoferë kanë drejtuar veturën e tyre më shpejtë se sa është e lejuar, ndërsa nga komunikacioni janë larguar 67 shoferë të cilët kishin drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, 57 para se të pajisen me patentë shoferi dhe 17 shoferë fillestarë", thonë nga MPB.

Nga komunikacioni janë larguar gjashtë vetura me dëmtime teknike dhe 53 të paregjistruara.

Policia e trafikut ka dhënë 269 dënime për parkim të palejuar, ndërsa 128 automjete janë marr nga automjeti special "karrotreci"./Telegrafi/