Please enter at least 3 characters.

Një i mitur sulmoi fizikisht disa persona në Drenas

2022/06/rrahje-1.jpg

Një i mitur është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:30, në Drenas.

Tutje bëhet e ditur se viktima kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat meshkuj kosovarë duke ju shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/