Please enter at least 3 characters.

Një i arrestuar për vrasjen e të riut në Mitrovicë

2016/12/vvvvv-e1481110289521.jpg

Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 22 vjeçarit V.S në Mitrovicë, mëson Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “UÇK” e cila ndodhet në lagjen Bair, dhe në këtë rrugë ndodhen tri shkolla të mesme të qytetit, ajo Ekonomike, Gjimnazi dhe shkolla e Mjekësisë.

Zahiti e ka konfirmuar se viktima nuk është nxënës i asnjërës nga shkollat e lartëpërmendura derisa merret vesh se i njëjti ishte student në Fakultetin e Informatikës në Universitetin “Isa Boletini”. /Telegrafi/